Pakistan, sulmi më i madh tokësor ndaj talebanëve
Forcat pakistaneze kanë lançuar një ofensivë tokësore kundër militantëve talebanë në jug të Waziristanit në kufirin me Afganistanin me ushtarët që po avancojnë nga tre drejtime.
Sulmi pason një sërë sulmesh që nisën më 5 tetor, pas shpërthimit të një bombe vetëvrasëse në një zyrë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Islamabad dhe sulmeve të tjera të koordinuara kundër zyrave qendrore të ushtrisë dhe të policisë, në të cilat humbën jetën mbi 150 persona. Në një shfaqje uniteti, para sulmit, qeveria dhe liderët e partive politike i dhanë ushtrisë një mbështetje të plotë. "Operacioni ka nisur", deklaroi një zëdhënës i ushtrisë, pa dhënë detaje të hollësishme për zhvillimin dhe planifikimin e tij. Zyrtarët e qeverisë dhe të shërbimeve sekrete bënë të ditur se trupat po lëviznin nga tre drejtime dhe ndërkaq kishin nisur në zona të caktuara edhe luftime të ashpra trup më trup. Militantët kanë nisur që të aktivizojnë kundërsulmin përmes granatave dhe armëve të zjarrit dhe kanë nisur të raportohen të vrarët dhe të plagosurit e parë. Mendohet se 30 mijë ushtarë kanë nisur ofensivën ndaj 10 mijë talebanëve, përfshi edhe 1000 luftëtarët uzbekë dhe disa anëtarët të "Al Kaedës". Ushtria ka muaj që po përdor avionët dhe artilerinë për të ulur mbrojtjen e militantëve, ndërsa kanë vazhduar me avancimin e trupave tokësore. Shefi i ushtrisë, para se të ndërmerrte sulmin, ka takuar të gjitha forcat politike në vend dhe ata ranë dakord që të vazhdohet me sulmin tokësor, duke qenë se talebanët paraqesin një kërcënim të vazhdueshëm dhe gjithnjë e më të madh për sa i përket sigurisë së vendit dhe të të gjithë rajonit. "Konsensusi kombëtar është riafirmuar për shkak të rrezikshmërisë së talebanëve", deklaroi Kryeministri Yusuf Reza. Ndërkaq, ndërsa ofensiva ka nisur, rreth 150 mijë civilë janë larguar nga zonat e banimit që tashmë nuk mund t‘u sigurojnë më jetën duke qenë se gjithçka është e mundur në një betejë të tillë mes dy forcave të armatosura deri në dhëmbë. Çdo ditë, që prej një jave, rreth 500 deri në 100 persona zhvendosen në zona më të mbrojtura. Shumë talebanë të "Al Kaedës" janë zhvendosur në veriperëndim të Pakistanit pas ardhjes së amerikanëve në Kabul në vitin 2001 dhe ky rajon është shndërruar në një qendër globale të militantëve islamikë. Sulmi i fundit mund të jetë testi më i rëndësishëm i ushtrisë. Në zonat ku po zhvillohen luftimet janë ndërprerë lidhjet telefonike dhe është e pamundur që të merret një informacion i saktë. Këtë vështirësi po e hasin shumë edhe civilët. Ndërkohë zëdhënësi i talebanëve nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, apo koment për këtë situatë. Shtetet e Bashkuara po përgatiten që ta mbështesin ofensivën në rast nevoje me armatime dhe logjistikë. Talebanët e Pakistanit kanë bërë avancime drejt Islamabadit në fillim të këtij viti, duke shkaktuar frikë dhe panik, madje duke vënë në diskutim edhe pushtetin dhe forcën e trupave amerikane. Por fitorja e dukshme në luginën e Sëat u kanë shtuar besimin forcave ushtarake se do t‘ia dalin mbanë edhe në këtë sulm. Në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti për sulmin e ndërmarrë nga ushtria e Pakistanit, Presidenti amerikan, Obama i ka akorduar Islamabadit një ndihmë prej 7.6 miliardë dollarësh që do të lëvrohet brenda një periudhe 5-vjeçare.