Korçë, në pranga 23-vjeçari, tentoi të grabiste një kazino
KORÇE - Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka qëlluar me armë brenda një kazinoje në qytet.
Policia e Korçës bëri të ditur se Mariol Kolonjari tentoi të grabiste paratë në kazino, por pasi nuk gjeti asgjë terrorizoi me armë klientët dhe punonjësit.
Pasi u sinjalizua për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit.
Mësohet se Mariol Kolonjari është një person me precedent penal, pasi ka qenë i dënuar më parë për plagosje.
(er.nu/BalkanWeb)