Probleme nga moti i keq, deti i trazuar vonon tragetet
TIRANE - Moti i keq ka sjellë probleme në dy portet kryesore të vendit, atë të Durrësit dhe Vlorës.
Në Durrës fuqia e dallgëve të detit ka arritur në 5-6 ballë, duke krijuar vonesa në largimin dhe mbërritjen e trageteve.
Tragetet e linjës Bari-Durrës do të mbërrijnë në portin detar me disa orë vonesë, për shkak të detit të trazuar, ndërsa në kalatat portuale procesi i përpunimit të anijeve tregtare me mallra ushqimore nuk ka nisur nga era e fortë.
Një pjesë e madhe e motopeshkatoreve janë rikthyer nga gjuetia mbrëmjen e kaluar, në pritje të qetësimit të kushteve detare.
Ndërkohë, burime nga Kapiteneria e portit të Vlorës bënë të ditur se si rezultat i erës së fortë dhe forcës së dallgëve, të cilat arrijnë brenda gjirit detar deri në 5 ballë, është vështirësuar ankorimi dhe përpunimi i trageteve që përshkojnë linjën detare Brindisi-Vlorë, ndërkohë që të paktën tre mjete lundruese transporti kanë dalë në radë për të parandaluar përplasjen me kalatat.
Autoritetet portuale kanë marrë masat e nevojshme për t’i paraprirë përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, ndërkohë mësohet se mjetet detare që ndodhen në rajon kanë njoftuar se do të kërkojnë mundësi strehimi brenda gjirit detar të Vlorës deri në normalizimin e kushteve të lundrimit.
Probleme nga moti i keq janë shkaktuar edhe në qytetin e Vlorës. Era e fortë ka lënë pa energji elektrike një pjesë të qytetit.
(er.nu/BalkanWeb)