E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, moti i keq lë pa energji të gjithë rrethin

PUKE - Moti i keq ka lënë pa energji elektrike të gjithë rrethin e Pukës. Reshjet e dendura të shiut dhe e era e fortë kanë këputur linjat elektrike, duke ndërprerë energjinë elektrike.

Kompania CEZ Shpërndarje bëri të ditur se aktualisht po punohet për riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në nënstacionet e Pukës e Fushë Arrëzit.

Ndërkohë, në disa zona është e pamundur ndërhyrja pasi vazhdon të ketë reshje të dendura shiu, të cilat parashikohet të zgjasin gjatë gjtihë ditës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›