E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellohen mosmarrëveshjet, CEZ kërcenon me ulje të investimeve

Tiranë- Pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë(ERE), se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike së paku për 3 vitet në vazhdim dhe shtrenjtimit të energjisë që KESH i shet CEZ,  ka reaguar kjo e fundit duke deklaruar kjo do të ndikojë direkt te plani i investimeve dhe te stafi i punonjësve. Kështu kompania CEZ paralajmëroi për uljen e investimeve dhe masa kundrejt punonjësve të saj.

Mbledhjen e fundit, ERE, jo vetëm që nuk pranoi kërkesën e CEZ Shpërndarje për rritjen e çmimit mesatar të energjisë për konsumatorët në 4.5 për qind, por  rriti dyfish tarifën e energjisë që blen te KESH, CEZ-i.
Çka do të thotë se kjo tregon një ulje të të ardhurave për kompaninë CEZ në masën 19%.

Nisur nga sasia mesatare e energjisë që KESH ia shet CEZ-it, dhe me çmimin e ri të rritur, diferenca prej 1.4 lekësh, rezulton se për tre vjet, kompania del me humbje me të paktën 17.5 miliardë lekë, ose 130 milionë euro për periudhën e llogaritur.

Kjo situatë e perforcon akoma më shumë moskonsensusin për pagesen e borxheve ndërmjet CEZ-it dhe shtetit shqiptar. Duke mos shfaqur asnjë shenjë për permisimin e situatës financiare të tregut të energjisë elektrike në vend.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›