E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjitimiteti i pronës, OKB: E rëndësishme për uljen e varfërisë

Uashinton- Vënia në vend e të drejtës së pronës është e rëndësishme për pakësimin e varfërisë, rritjen ekonomike dhe prodhimin e artikujve ushqimorë.   Në këtë kuadër organizata e OKB-së për Vendbanimet dhe partnerët e saj po punojnë për të siguruar të drejtat e pronës për miliona njerëz në mbarë boten. Pasi rezulton më pak se 1/3 e njerëzve në vendet në zhvillim janë pronarë tokash ose pronar të siperfaqes tokësore në të cilën banojnë.

Ndërkohë specislistët shprehen se njerëzit e varfër mund të shfrytëzojnë pronat për të siguruar marrjen e kredive nga banka. Sipas tyre të dhënat mbi pronat janë siguri për investitorët e huaj. Pasi u tregon atyre se kjo pronë mbrohet nga ligji, dhe se mund të investosh pa riskuar në të.

SIpas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kohët e fundit, kërkesat e të huajve për tokë bujqësore në Afrikë, Azi dhe Amerikën Jugore janë rritur ndjeshëm.

Ndërkaq përfaqësuesja e OKB-së mbi këtë çështje, Clarissa Augustinus deklaron se regjistrimi i pronave është i rëndësishëm, pasi shmnag çdo të prapritur.

Kur një invesitor kërkon një pronë për të investuar, qeveria i tregon një hartë me prona, dhe i thotë invesitorit shko merre këtë pronë. Por kur invesitori shkon për të shikuar pronën, ai e sheh se prona është e pushtuar nga një familje apo një fis.- shprehet Augustinus.

Duke shtuar se imazhi i invesitorit demtohet në rast se njerëzit largohen forcërisht nga pronat që kanë zaptuar.

Kjo mund të shkaktojë atë që invesitorët evropianë e quajnë rrezikim i reputacionit.- shton më tej ajo.

Po ashtu zyrtarja e OKB-së shton se nxjerrja e dokumenteve pronësore është proces me kosto të lartë, ndaj shumë pronarë nuk kanë dokumente pronësore për pronat e tyre.

Kostoja e nxjerrjes së dokumenteve zyrtare të pronësisë është disa qindra dollarë. Në këtë moment, shumë vende nuk kanë mundësi tu japin shumicës së qytetarëve të tyre të drejtat pronësore sepse kostoja e krijimit të këtyre dokumenteve është e lartë dhe shumica e individëve nuk e përballon koston e subvencionimit.- thotë Augustinus.

Sipas OKB-së ky problem zgjidhet duke krijuar një proces me disa hapa për marrjen e dokumentave të pronësisë, në disa vende të botës.

“Së pari, njerëzit mund të marrin një dokument të thjeshtë për pronën në të cilën jetojnë. Pas marrjes së këtij dokumenti ata do të jenë të sigurtë nga kërcënimet për largim me forcë nga ana e shtetit ose blerësve të pasur.

Hapat e ardhshëm do të ofronin të drejta më të mëdha. Në fund, shumica e komunitetit mund të marrë vendim për të lejuar pronësi individuale të tokës”- thuhet në raportin e OKB-së.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›