E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet në veri, “30 ditë burg” për Veselinoviç

BEOGRAD – “30 ditë burg” për Zvonko Veselinoviç, serbi i cili dyshohet se qëndron prapa incidenteve dhe aktiviteteve kriminale në veri të Kosovës, i dyshuar gjithashtu edhe për pjesëmarrje në vrasjen e policit të njësisë speciale ROSU, Enver Zymberi.

Siç raportojnë mediat në Kosovë, gjykata e Kralevës ka vendosur që Zvonko Veselinoviç të qëndrojë 30 ditë në paraburgim dhe ka nisur një hetim kundër tij me kërkesë të Prokurorisë.

Veselinoviç dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme penale si kontrabandë, prodhimin, transportimin dhe posedimin e armëve, municionit dhe të eksplozivëve.

Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij, Zharko, u arrestuan dy ditë më parë në malin Kopaonik në Serbinë qendrore, ndërsa po hetohen edhe nga Policia në Kosovë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›