E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hotelet e Pragës, shifra record për ndërrimin e viteve

PARIS- Kalimi i natës së vitit të ri këtë vit në Pragë do të kushtojë mesatarisht 361 euro për një dhomë dyshe, kundrejt 98 euro për një natë të zakonshme në dhjetor.

Praga bëhet qyteti më i shtrenjtë në një barometër që krahason çmimet e hoteleve në 35 metropole të Evropës, bën të ditur krahasuesi i çmimeve të hoteleve trivago, mësohet nga faqja e internetit trivago.com.

Në Paris, udhëtarët do të paguajnë këtë vit mesatarish 239 euro për qëndrimin në hotel mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit, ose 49 për qind më tepër se çmimi mesatar prej 160 euro në një natë tjetër dhjetori.

Në Venecia, Edimburg dhe Amsterdam, çmimet dyfishohen duke e kaluar shifrën 250 euro, ndërsa ato rriten mesatarisht në 200 euro në Barcelonë kundrejt 103 euro në një datë tjetër në dhjetor.

Megjithatë ndodh edhe të paguash më pak në natën e Vitit të Ri se sa në kohë normale: në Bruksel, çmimi i natës në hotel ulet me 2 për qind. Ai ulet në 9 për qind në Athinë dhe 13 për qind në Stokholm në krahasim me tarifën mesatare të praktikuar në këto qytete një datë tjetër të muajit dhjetor.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›