E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Do ta fitoj betejën ndaj çimkave kriminale

Në fjalën e tij, kreu i kësaj partie, Ilir Meta hodhi akuza të ashpra ndaj Dritan Priftit, i largua tashmë nga radhët e kësaj partie. Sipas Metës “Priftit na sulmoi me të gjitha bateritë”.

Ai e akuzoi Priftin se bëri pazare me Ramën për të krijuar një qeveri të re ku Meta të ishte kryeministër. “Videoja është një përpjekje për të ndryshuar pushtetin me presione dhe shantazhe. Unë konfirmoj edhe një herë se videoja përgjuese e Priftit ishte një montazh”, theksoi Meta para delegatëve.

Ai shtoi se do ta fitonte betejën ndaj kësaj videoje dhe bandave të çimkave kriminale. Ai shtoi më tej se koalicioni i integrimit do të fitojë zgjedhjet lokale të 8 majit.

                                                                                             2011-01-15 11:43
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›