Video-përgjimi, PS: Meta Padrino, PD: Rama manipulon
TIRANE- Politika përfshihet në betejën pro e kundër Ilir Metës, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të video përgjimit të bisedës me ish ministrin e Energjetikës Dritan Prifti, ku flet për afera korruptive.
Nga opozita Partia Socialiste akuzoi Metën se ka vepruar si “padrino të mafias”. Ndërsa nga maxhoranca Partia Demokratike akuzon Ramën për montim të videos me qëllim inkriminimin e kryeministrit. Në krah të LSI është vënë dhe Partia Aleanca Demokratike.
PS: META PADRINO I MAFIAS
Nga selia rozë deputetja Socialiste Ermonela Felaj deklaroi se Ilir Meta ka vepruar si padrion të mafias.
Duke iu referuar deklaratës së kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, bërë një ditë më parë, deputetja PS tha se Meta ka gënjyer për vendimin e Gjykatës së Apelit, për të cilën në bisedën e përgjuar thotë se kishte marrë formë të prerë, ndërsa gjykata nuk ishte shprehur ende. Vendimi favorizonte dhënien e koncesionit për një hec.
“Pasi u kap gafil, i regjistruar në video, teksa përpiqej si ndonjë padrino i vërtetë i mafias të ushtronte presion mbi një ministër për t’u dhënë miqve të tij në këmbim të 700 000 eurove, një koncesion për ndërtim hidrocentralesh, nga i cili edhe ai vetë është akuzuar se do të përfitonte 20% të të ardhurave, Ilir Meta shpresoi të përdorte një vendim inekzistent të Gjykatës së Apelit, si një gjethe fiku për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë.”
Sipas socialistëve Ilir Meta “ka vepruar në traditën më të mirë të një padrinoje të oborrit të Sali Berishës, duke përdorur pushtetin e presionin për përfitimin e tij personal.”
PS i kërkon prokurorisë të hetojë mbi “këtë bllof të turpshëm të Ilir Metës dhe ta marrë atë nën hetim ashtu siç do të kishte bërë me çdo shkelës ligji të rëndomtë në këtë vend”
PD: RAMA MONTOI VIDEON PER TE INKRIMINUAR BERISHEN
Partia Demokratike akuzon Ramën se ka montuar videon me qëllim inkriminimin e kryeministrit.
“Në psikologjinë e tij, Edvini i Kicos së bllokut mendon se njerëzit nuk kanë sy dhe nuk e panë se ai kishte prerë 33 sekonda të videos së regjistruar….vetëm e vetëm që të mund të akuzonte Kryeministrin e vendit, pasi ai
vetë tashmë është i damkosur si strumbullar i korrupsionit.”- deklaroi deputeti i PD-së Edmond Halimi pak kohë pas deklaratës nga kampi rozë.
Sipas PD-së dje Edvin Kristaq Rama “mori në mbrojtje Çakallin që zbatoi urdhrin e tij, ndërkohë që ishte po media që transmetoi manipulimin ndaj kryeministrit.
“Kultivar i fundit i bunkerit të bllokut harron, se videon, që të serveri njëri që pak muaj më parë do të akuzonte për drogaxhi dhe që të kishte gjetur lakuriq në oborrin e tij të shtëpisë në Pezë, e kishte në dorë kundërshtari yt politik Sali Berisha dhe ta serviri ty si ushqim, i sigurtë se me moralin e cimkes nuk do bëje gjë tjetër veçse fallsifikimin dhe manipulimin si montazhier mjeran i pashpresë që je.”- deklaroi Halimi.
PAD: MIREPRESIM NDRYSHIMET, KOALICIONI NUK CENOHET
Në krah të LSI është vënë dhe Partia Aleanca Demokratike, e Neritan Cekës. Në reagimin politik, nga selia e kësaj partia zoti Ceka përshëndeti sot futjen e figurave të reja të Nasip Nacos si ministër i Ekonomisë, dhe Vangjel Tavos si nënkryetar i Parlamentit.
“Dy figura me integritet dhe përvojë politike. Mbështet dhe kryeministrin që pranoi këto ndryshime dhe në forcimin e metejshëm të koalicionit që ka si element tërësor LSI, si një forcë politike ekuilibruese e qendrës së majtë dhe është e sigurtë se ky koalicion do ta cojë vendin në zgjedhjet e 2013.
(s.g/BalkanWeb)