Topi: Nëse Presidenti zgjidhet nga populli, unë fitoj

Ai siguroi se institucioni i Presidentit ka qenë, është dhe do të mbetet një institucion kushtetues më përfaqësues.
“Institucioni i Presidentit ka qenë, është dhe do të mbetet një institucion kushtetues më përfaqësues, i cili në mënyrë shumë rigoroze ka zbatuar, zbaton dhe do të zbatojë deri në momentin e fundit, që unë do të jem në Presidencë, Kushtetutën e vendit dhe kurrsesi nuk mund të shkojë sipas dëshirave të partive që të jetë apendix i orekseve politike të partive politike, pavarësisht se cili është “background”-i politik i Presidentit. Pra, unë dëshiroj që të siguroj qytetarët shqiptarë që, pavarësisht insinuatave që hidhen, Presidenti do të mbetet President deri në sekondën e fundit të mandatit të tij”, theksoi ai.
Për sa i përket korrupsionit në drejtësi, ku nuk kanë munguar akuzat edhe në këtë drejtim, Topi tha se “mungesa për një kohë të gjatë e bashkëpunimit politik, sidomos në Parlament, për realizimin e reformave të domosdoshme, që janë edhe në funksion të gjyqësorit. Gjithçka tjetër ka qenë konform Kushtetutës dhe ligjeve”.
Topi ka siguruar edhe një herë se nuk do të kandidojë për postin e Presidentit, por shton se do të ketë ndryshim sistemit, pra presidenti të zgjidhej nga populli, do të garonte. “S’ka nevojë që ta thotë askush, sepse e kam thënë unë që, nuk do të rikandidoj për një mandat tjetër, vetëm, në rast se, zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese, për të bërë zgjedhjen e Presidentit ashtu sikurse e meriton, nga populli. Nëse do të ketë një ndryshim të kësaj natyre, që zor se do të ketë, sepse janë vet politikanët që i druhen verdiktit popullor, unë do të jem në garë dhe, e ftoj cilindo që të jetë në garë për të marrë verdiktin drejtpërdrejtë nga njerëzit e thjeshtë, nga populli”, tha gjithashtu.
Kreu i shtetit mohoi edhe një herë që të jetë në prapavijë të krijimit të një partie politike. “Ata që kanë frikë për të ardhmen politike pastaj, atëherë është çështje e tyre. Nuk kam faj unë, nëse unë kthehem në obsesion ndaj të tjerëve. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë. Atë që e them, e them vet dhe nuk ka nevojë që ta thonë të tjerët”, tha gjithashtu. /S.Ll/Start/
2011-12-26 15:54