Bllokohet Siti, Junajtid rimerr kryesimin në Angli
TIRANE-Ka qenë një ditë surprizash ajo e djeshmja në Premier Ligën Angleze, me Mançester Sitin që është ndalur nga Uest Bromi dhe Mançester Junajtid që ka arritur rivalët e qytetit në krye. "Citizens" nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Uest Bromit, edhe pse krijoi raste deri në kufijtë e të pabesueshmes. David Silva këtë herë ishte heroi negativ, pasi ai gaboi një mundësi të artë në minutën e 25-të, kur Aguero e nxorri me portën bosh dhe ai goditi lart. Më pas ishte Baloteli, që me një goditje dënimi dhe një gjuajtje nga 25 metra i shkoi shumë pranë golit. Në minutën e 73-të, Uest Bromi ka goditur edhe shtyllën me anë të Tomas, pas një gjuajtjeje nga distanca. Më pas, lojtarët e drejtuar nga Roi Hoxhson janë mbrojtur me fanatizëm, duke marrë një pikë. Për Sitin bëhet fjalë për një hap fals të rëndë, pasi "Djajtë e Kuq" janë tashmë në kuotë të barabartë pikësh. Në tre ndeshjet e fundit, skuadra e Mançinit regjistron vetëm 4 pikë.
Junajtid
Ndalesa e Mançester Sitit është shfrytëzuar më së miri nga Mançester Junajtid, që ka shkatërruar 5-0 Uiganin, duke iu bashkuar rivakëve të qytetit në krye, me 45 pikë. Me Runin në pankinë, ka qenë koreani Park ai që ka zhbllokuar shifrat pas vetëm 8 minutash lojë, duke mposhtur portierin Al Habsi në mbyllje të një aksioni të bukur të Patris Evra. Pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë, sulmuesi irlandez Latiks Samon del me të kuqe. Më pas është Berbatov që tregon "dhëmbët", duke shënuar 3 gola, njëri prej të cilëve me një klas shumë të lartë. Ka patur kohë edhe për Valencian që të shënonte një gol, duke rikthyer "Djajtë e Kuq" në vendin e parë të klasifikimit.
Liverpuli
Ndërsa fiton me të mëdhenjtë, Liverpuli vazhdon të lërë pikë me skuadrat e vogla. Të kuqtë janë ndalur sërish në "Anfield Road", në takimin ndaj Blekbërn Rovers, që mbajnë vendin e fundit në renditje. Skuadra e Keni Dalglish ka ushtruar një presion asfiksues në 45 minutat e para, por pa arritur të shënojnë. Kerrol iu afrua golit të avantazhit, ndërkohë që vendasit kërkuan një penallti për një faull ndaj Maksi Rodrigez, por që nuk u dha për shkak të një pozicioni jashtë loje të argjentinasit. Për çudinë e të gjithëve, në fundin e pjesës së parë ishte Çarli Adam, që në tentativë për të rivënë topin, befason portierin e Liverpulit dhe i jep avantazhin Blekbërnit. Në pjesën e dytë ishte argjentinasi Maksi Rodrigez që barazoi, me golin e tij të 11-të në 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur si titullar. Në fund është zgjuar edhe Xherard, por rastet e Liverpulit janë sfumuar. Në takimet e tjera, Njukasëlli fitoi 2-0 me Boltonin, ndërkohë që Sandërlendi barazoi 1-1 me Evertonin.
Sot Arsenali
Pas ndeshjeve të djeshme, sot është radha e Arsenalit dhe Totenhemit që të "tregojnë dhëmbët". "Topçinjtë" do të presin në "Emirates" Ulverhemptonin, një nga ekipet surprizë të sezonit. Gjithsesi, pritet që ata të kenë pak probleme, duke parë edhe formën e mirë që po kalojnë. Ndërkohë, Totenhemi do të luajë ndaj Noruiç, në një transfertë aspak të lehtë, duke parë se vendasit janë treguar një "kockë e fortë" për të gjithë ekipet e mëdha të Premier Ligës këtë sezon.
(d.b/BalkanWeb)