Korçë, sherri për pronën, daja plagos me armë gjahu nipin e tij
KORCË- Konflikti për pronën për pak sa nuk është kthyer në një krim në familje në qytetin e Korçës.
Burime nga policia e qytetit juglindor bëjnë me dije se ngjarja është shënuar në lagjen numër 6, pranë shkollës “Naim Frashri”.
Nga hetimet paraprake, mësohet se Pëllumb Kamberi ka plagosur me armë gjahu nipin e tij Andrea Pojani 30-vjec, pas një sherri për motive pronësie. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë policia ka shoqëruar dajën.
Nisin hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Mirditë, kërcënonte gruan e vajzën me vrasje, arrestohet në flagrancë 54-vjecari