Korçë, tre në pranga për 10 kg drogë, edhe një ish-polic
Burime zyrtare thanë se në pranga përfunduan shtetasit Jani Haska, 41-vjeç banues në lagjen 17 Korçë, ish-punonjës policie, Rigels Shalcanj, 21-vjeç banues në lagjen 8 Korçë si dhe Naumand Cico, 21-vjeç banues në lagjen 17 Korçë.
Operacioni për arrestimin e tyre u ndërmor pasi prej kohësh, kishin mbërritur informacione se merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Për këtë arsye, prej dy muajsh, policia është vënë në ndjekje të veprimtarisë së tyre, ndërsa u arrestuan në flagrancë pasditen e shkuar.
Në momentin e ndalimit të këtyre shtetasve, u janë kapur dhe sekuestruar 10 kg bimë narkotike e llojit kanabis sativa, tri makina, përkatësisht një automjet Mercedes Benz me targa KO 9338 B, ku në brendësi të së cilit është konstatuar sasia e bimës narkotike, e ambalazhuar në një thes me ngjyrë të bardhë. Brenda këtij mjeti u gjetën edhe 2 qese të zeza plastmasi të cilat gjendeshin ne pjesën e pasme. Gjithashtu, u sekuestrua edhe një Audi A3 dhe një automjet tip Opel Astra.
Policia sekuestroi edhe 1200 Euro, 5000 lekë të reja, 3 aparate telefonikë dhe 2 pasaporta biometrike. /S.Ll/Start/
2011-11-18 08:40