E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, lirohet ish-kreu i Hipotekës

Urdhri për lirimin është dhënë nga Prokuroria. Ky shtetas u arrestua për të dytën herë brenda dy viteve të fundit pasi akuzohet për abuzim me detyrën dhe falsifikim dokumentesh.

Pas hetimit të kryer, ish-regjistruesi i Vlorës rezultoi se ka bërë korrigjim të hartave dhe kartelave pasurore duke favorizuar disa persona, të afërm të familjes së tij. Njëri prej tyre është vjehrri i tij, i cili nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka përfituar një sasi të konsiderueshme prone në mënyrë të paligjshme. Hetimet ndaj Banushajt, kanë nisur gjatë korrikut të këtij viti, pas denoncimit të bërë nga një qytetar.

“Nga hetimet paraprake ka rezultuar se në vitin 2007, Banushaj ka urdhëruar vartësit e tij, juristen dhe hartografen e Hipotekës që të bëjnë korrigjimin e hartës treguese dhe kartelave, duke ndryshuar pronësinë në favor të vjehrrit të tij”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Edmond Banushaj ka drejtuar Hipotekën e Vlorës nga viti 2007 – 2009. /Start/

                                                                                             2011-11-18 08:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›