E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje me armë në kufirin shqiptaro-grek

Ngjarja është regjistruar rreth 300 metra larg pikës kufitare të Qafë Botës, mes Konispolit dhe Igumenicës.

Tre personat transportonin rreth nëntë çanta me lëndë narkotike, teksa janë pikasur nga policia e shtetit fqinj. Pas shkëmbimit të zjarrit, trafikantët kanë mundur të largohen, duke iu shpëtuar prangave të policisë. Ata braktisur lëndën narkotike, ku sipas të dhënave, ishte kanabis sativa gjithsej 337 kilogramë.

Policia shqiptare njëkohësish ka nisur hetimet me homologët grek për të zbardhur ngjarjen deh identitetin e trafikantëve. Sipas policisë greke, trafikantët janë larguar në drejtim të territorit shqiptar.

Ata e njihnin mirë terrenin dhe përfiktuar nga kjo. Mësohet se nga shkëmbimi i armëve nuk ka pasur të lënduar. Sinjalizimin e kalimit të lëndës narkotike e ka dhënë një peshkatar. /Start/

                                                                                             2011-11-18 08:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›