Korçë, vetëvaret në qeli i arrestuari për vrasje

Një person i arrestuar nën akuzën e vrasjes është vetëvarur në një qeli në dhomën e paraburgimit në Drenovë të Korçës. Bashkim Muça, u gjet i varur me çarçaf në qelinë ku qëndronte. Muça, akuzohej për vrasjen e kambistit, Beqir Basha, në qytetin e Pogradecit. Vrasja e kambistit ndodhi në tetor të 2008-ës. Policia po heton për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.