E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, peticion presidentit të dekretojë ligjin e dosjeve

Studentët i kërkojnë presidentit Topi të nënshkruajë Ligjin e Dosjeve. Me anë të një kërkesë- peticioni, drejtuar Bamir Topit, forumet e ndryshme studentore i drejtohen kreut të shtetit që të nxjerrë sa më parë nga tryeza e tij të firmosur ligjin për lustracionin, si domosdoshmeri për zhdukjen e faqes së errët nga historia e shqiptarëve. Peticioni që ka për nismëtarë të tij, këshillin studentor, këshillin rinor dhe unionin e pavarur të studentëve të shqipërisë, do të dërgohet për t'u firmosur në të gjithë universitetet publike dhe jo publike të vendit. Në thelb të këtij peticioni rinor drejtuar presidentit të vendit, qëndron edhe kërkesa për të ndarë zhvillimin e Shqipërisë nga e kaluara e errët dhe makabre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›