E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Hombah:Më shumë investime gjermane në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar para sipërmarrjeve të fuqishme gjermane potencialet që Shqipëria ofron për investime, ndërsa ka ftuar biznesin gjerman të investojë në vendin tonë duke i garantuar ata për transparencë të plotë.Berisha u prit në Essen të Gjermanisë nga një grup investitorësh të fuqishëm të kësaj zone të rëndësishme për ekonominë gjermane, në një aktivitet të organizuar nga Komisioni i Ekonomisë së Gjermanisë për Lindjen.këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të kompanive të mëdha të autotransporteve, infrastrukturës, industrisë agro-ushqimore, të përpunimit të mineraleve, metalurgjike, si dhe të kompanive më të mëdha të medias. Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues të kompanisë që ka kryer punimet për modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza". Kryeministri Berisha u përshëndet nga Bodo Hombah, anëtar i Kryesisë së Komisionit të Lindjes të Ekonomisë gjermane, Kryetar i Grupit mediatik WAZ."Historia juaj në politikë është një histori e rrallë që nuk e ndesh shpesh, veçanërisht duke patur parasysh se çfarë ngjarjesh historike dhe zhvillimesh politike ka lënë pas historia e z. Berisha në Shqipëri. Motivi që ka shtyrë Kryeministrin Berisha në të gjithë këto vite, pra në 18 vite demokraci në Shqipëri ka qenë shumë i fuqishëm, ka qenë ndryshimi rrënjësor i vendit të tij", u shpreh Hombah. Sipas tij, është e vështirë të përfytyrosh Shqipërinë e viteve të mëparshme që është shndërruar në një Shqipëri thellësisht ndryshe, me një ekonomi tejet dinamike.Duke ftuar biznesin gjerman për investime në Shqipëri, kryeministri u shpreh se "çdo investim i tyre në Shqipëri do të shndërrohet në një histori suksesi".Kryeministri Berisha u ndal veçanërisht në mundësitë që ofrohen në turizëm dhe në shfrytëzimin e pasurive minerare. Shqipëria, tha Kryeministri, ka një bregdet rreth 400 km, pjesa më e madhe e të cilit e pashfrytëzuar që ofron si plazhin ranor ashtu edhe atë shkëmbor dhe po shndërrohet në një vend tërheqës. Ai theksoi se vitin që kaloi Shqipëria u vizitua nga mbi 2 milionë e 700 mijë turistë dhe nuk u shënua asnjë incident.Duke u ndalur në zhvillimin e medias në Shqipëri,Berisha shprehu garancinë se mediat si ato audio-vizive dhe ato të shkruara kanë dhe do të kenë lirinë e plotë për të shkruar, për të shprehur dhe për të shpallur çdo gjë që ata dëshirojnë."Jemi të vetëdijshëm se vendosja e standardeve të një media europiane dhe vërtetë të lirë kërkojnë njëfarë kohe në Shqipëri, kërkon ende konsolidimin e traditës së mendimit të lirë. Në rast se do të vështrosh mediat në Shqipëri vihet re se një pjesë e atyre janë akoma më militante se militantët e partive, por kjo është 100 herë më mirë se sa të mos ishin media të lira", theksoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›