E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti rrugor, plagoset ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Uruçi

Share

Ish-ministrja e Kulturës në kohën e Partisë Socialiste, Esmeralda Uruçi, ka mbetur e plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës.

Mësohet se përveç saj, i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i vet. Sipas burimeve të policisë, ata janë përplasur me një automjet tjetër, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Ende nuk dihen arsyet e aksidentit, por mendohet që të ketë ndikuar koha e keqe. Për momentin, dy bashkëshortët janë jashtë rrezikut për jetën.

Uruçi ka qenë për disa kohë në krye të LSI-së së Shkodrës, por më pas vendosi që të japë dorëheqjen, pas pakënaqësive të drejtimit të partisë nga ana e Ilir Metës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›