Korçë- Goricë e Madhe, makina del nga rruga, 3 të plagosur

Aksident me tre të plagosur në aksin rrugor Korçë- Goricë e Madhe, kjo si pasojë e dhënies së makinës tej normave të lejuara.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një mjet tip benz me targa KO 7539 B, ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra në greminë, dhe duke shkaktuar plagosjen e tre shtetasve.
Të plagosurit janë Eftin Kitani, Aleksandër Mitre dhe në gjendje më të rëndë shëndetësore ndodhet shtetasi Andon Stërpo, 20 vjeç. Dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshem.
Policia ka shkuar në vednngjarje dhe po inspekton këtë ngjarje.