Korçë, ngjyrat e pikturës pjesë e festimeve
Një grua artiste ka vendosur të thyejë monotoninë e festimeve masive të gjinisë femërore për të dhuruar një ekspozitë të veçantë. I rikthehet pikturës pas më shumë se 30 vjetësh një piktore e njohur e qytetit të Korçës. Krisanthi Koçibelli ndonëse në pension ka vendosur të sfidojë të gjithë me ekspozitën me 25 punimet e saj.
Ekspozita është çelur me rastin e festave të njohura të marsit, teksa piktorja ka treguar se dashuria për penelin me të cilin punonte në rininë e saj duket se ka qenë shumë e madhe dhe ka rishpërthyer po aq e fortë edhe tani. Mes qindra artdashësve por dhe drejtuesve të pushtetit lokal ekspozita i ka befasuar të gjithë, teksa ka bërë të ndihet ndryshe piktoren, që solli për mësuesit por dhe gratë e Korçës përmes artit të saj pamor veprat e saj të punuar në muajt e fundit në vaj.