E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton-Lavrov, qëndrime të ndryshme për Kosovën

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e tyre të parë zyrtar, kanë paraqitur qëndrime të kundërta rreth Kosovës. Pas takimit, Clinton ka thënë se ka uruar liderët kosovarë me rastin e njëvjetorit të pavarësisë, ndërsa Lavrov ka përsëritur frazën tashmë të njohur ruse se, pavarësia e Kosovës paraqet rrezik për Ballkanin. Clinton ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën, ndërsa Lavrov është shprehur se pavarësia e Kosovës shkel rezolutën valide të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe ka shfaqur shpresën se situata në Ballkan mund të stabilizohet. Dhe, përderisa Lavrov ka thënë se çështja e Kosovës paraqet një nga mospajtimet serioze mes Rusisë dhe SHBA-ve, Clinton ka thënë se, një prej dallimeve kryesore mes dy vendeve është qëndrimi që kanë ndaj Gjeorgjisë. Gjatë ditës Clinton është takuar edhe me shefin e diplomacisë çeke, Karel Schëarzenberg, vend që aktualisht kryeson me BE-në. Edhe pas këtij takimi Clinton ndër të tjera ka folur për Kosovën, ku ka potencuar se SHBA-të mbështesin misionet e reja të BE-së, siç është ai në Kosovë, ku SHBA-të për herë të parë marrin pjesë në kuadër dhe nën drejtimin e politikës evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›