Kavajë: Oxhaku i fabrikës së letrës drejt shembjes, 20 familje në rrezik për jetën rrezikohet jeta

Objekti ka nisur të çahet, ndërsa tullat bien nga lartësitë
Rreth 20 familje në qytetin e Kavajës jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së një oxhaku 50 metra të lartë. Objekti ka nisur të çahet në pjesë të konsiderueshme, ndërkohë tullat që bien nga lartësitë rrezikojnë çdo kalimtar. Oxhaku që gjendet në territorin e ish- fabrikës së letrës në Kavajë, ka pësuar krisje të mëdha duke u kthyer në rrezik real për dhjetëra familje të vendosura në këtë territor fill pas viteve '90. Objekti ka vite që ka nisur të deformohet kryesisht në pjesën e sipërme, ku tullat nuk janë më të lidhura me njëra-tjetrën. Siç tregojnë vetë banorët që jetojnë shumë pranë tij, oxhaku ka nisur të thyhet në mes dhe tullat nga maja e tij bien vazhdimisht. Për ta, objekti prej vitesh përbën një shqetësim real dhe përpjekjet për ta prishur privatisht kanë rezultuar të kota. Të vendosur në ambientet e ish- fabrikës së letrës në Kavajë, me leje të bashkisë si të pastrehë, disa familje kanë mundur më pas të ndërtojnë banesat e tyre ngjitur me oxhakun e rrezikshëm dhe për këtë nuk kanë pasur asnjë pengesë nga pushteti vendor. "Ne kemi ardhur dhe jemi ngulur në këtë zonë fill pas ndryshimit të pushtetit. Të ardhur familjarisht nga fshatrat e Librazhdit, erdhëm për një jetë më të mirë në Kavajë, ku si të pastrehë që ishim u vendosëm në ambientet e ish- fabrikës së letrës. Që në fillim e kemi ndjerë rrezikun e shembjes së oxhakut për shkak të ndonjë tërmeti të mundshëm. Për shkak të frikës, nuk e shijova dot shtëpinë e re që ndërtova, e cila është krejt ngjitur me oxhakun", tregon njëri nga banorët.
Bashkëjetesa me rrezikun
Me kalimin e viteve, banorët e zonës së letrës duket se janë mësuar të bashkëjetojnë me rrezikun që kanë mbi krye. Një zonjë që e ka shtëpinë aty afër shprehet se për ta është bërë mëse e zakonshme që pas ndonjë furtune apo stuhie shiu të gjejnë tullat e oxhakut brenda oborrit, fare pranë dritareve të shtëpisë. Banoret gjithashtu bëjnë me dije se një vit më parë një masiv tullash u shkëput nga maja e oxhakut dhe ranë mbi një makinë të parkuar poshtë ku për fat nuk kishte njeri. "Kemi tentuar ta prishim objektin privatisht me mjetet tona, por s'ia kemi dalë dot, kjo edhe për mjetet rrethanore që kemi përdorur", shton një tjetër banor. Së fundmi, shpresa e vetme e këtyre banorëve është bërë një investim i Haxhi Xhaferr Shkodrës. Sipas vetë banorëve, kleriku i besimit mysliman të qytetit ka premtuar se atypari do të ndërtojë një xhami dhe se oxhakun do ta presë në mes për ta shndërruar në minare. Nëse do të mbahet premtimi, dhe duket se do të ndodhë kështu pasi puna për xhaminë ka nisur, banorët përfitojnë një objekt fetar në lagjen e tyre të harruar dhe njëkohësisht i shpëtojnë rrezikut që kanë mbi kokë. Aktualisht objektet e ish- fabrikës së letrës Kavajë të shkatërruara thuajse tërësisht gjatë periudhës së tranzicionit janë kthyer në pronësi pushtetit vendor. Në këtë pjesë të territorit ku ka shumë të ardhur kryesisht nga zonat verilindore të vendit, në 18 vite demokraci nuk është bërë thuajse asgjë. Bashkia Kavajë për këtë pjesë të komunitetit duket se i ka mbyllur dyert. Si fillim banorët u lanë të strehohen e më pas të ndërtojnë në një zonë industriale në mungesë të plotë të infrastrukturës dhe me rrezikun e përditshëm se një ditë oxhaku i ndërtesë mund ti zërë në vete.