Korçë, vrasja e Krekës, “burg pa afat” për 16-vjeçarin

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e e arrestit burg pa afat për 16- vjeçarin me inicialet M.Q. i cili së bashku me 4 persona të tjerë akuzohet për vrasjen e Olgert Krekës.
Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë 23-vjeçarin Kreka dhe kanë plagosur 25-vjeçarin me inicialet S.Y.
Sipas policisë autorët, në gjendje të dehur, pas një debati të krijuar kanë goditur me mjete dhe sende të forta, në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit dy të rinjtë ku njëri prej tyre, konkretisht Oligert Kreka ndërroi jetë.
Ndërkohë ndaj 5 personave të ndaluar rëndon vepra penale e "Vrasjes me dashje e kryer në kushtet e bashkëpunimit", por njëkohësisht ende vazhdon puna intensive nga ana e strukturave të policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.