Virusi H5 i gripit të shpendëve provokon eliminimin e mijëra shpezëve
HAGË - Rreth 42 700 pula deti në një fermë, që ndodhet në Kelpen-Oler, në juglindje të Holandës, priten të eliminohen sot, pas zbulimit të virusit H5 të gripit të shpendëve, njoftoi Ministria holandeze e Bujqësisë.
"Gripi i shpendëve u zbulua në këtë fermë të pulave të detit pas një testimi të rregullt", deklaroi Murco Mijnlieff, zëdhënës i ministrisë.
"Bëhet fjalë, me sa duket, për një variant të butë të virusit, që nuk është i rrezikshëm për njerëzit", theksoi zëdhënësi Mijnlieff.
Një pezullim për të transportuar shpendë, vezë dhe pleh shpendësh u vendos në një rreze prej tre kilometrash rreth fermës së infektuar dhe disa analiza priten të kryhen në 25 fermat e shpendëve, që ndodhen pranë saj.
"Jemi aktualisht duke testuar këto shoqëri, në qoftë se ka pasur ndonjë infektim, gjithashtu duhet t'i vrasim këta shpendë", tha zëdhënësi, duke treguar se rezultatet e testimeve priten të bëhen të ditura brenda 10 ditëve.
Forma më e rrezikshme e gripit të shpendëve është virusi H5N1, që infektoi rreth 600 persona, kur u shfaq në vitin 2003, duke shkaktuar vdekjen e më tepër se 300 prej tyre.
(d.b/BalkanWeb)