E Diel, 1 Nëntor 2026

Pekini do të asistojë Tiranën në administrimin urban

Zoti Basha e ka njohur delegacionin kinez me prioritet e tij për ta bërë Tiranë një qytet të zhvilluar për të rritur punësimin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

Në këtë kuadër, Basha i ka njohur me lehtësirat që ka krijuar për biznesin që nga reduktimi i taksave e tarifave e deri tek krijimi i sportelit të vetëm për lejet dhe licencat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh i gatshëm që edhe në bashkëpunim me qeverisjen qendrore t’ju krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për biznesin kinez që dëshiron të investoje në Tiranë.

Mundësitë për të investuar në Tiranë janë të shumta, theksoi Basha, i cili bëri një prezantim dhe të projekteve strategjike, Zoti Basha theksoi se ekspertët më të mirë të urbanistikës shqiptare janë drejt përfundimit të planit urbanistik. Kryetari i Bashkisë i njohu dhe me konkursin për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës ku morën pjesë 7 studio të njohura në mbarë botën në fushën e arkitekturës. Anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin zotin Liu Çi i ka konsideruar shumë të rëndësishme shkëmbimin e vizitave  reciproke mes drejtuese të dy bashkive të cilat janë qendrat më të mëdha politike, ekonomike dhe kulturore të dy vendeve.

Z.Çi tha se mes Tiranës dhe Pekinit ka mundësi të mëdha për të bashkëpunuar në fushën  ekonomike dhe tregtare. Ai u angazhua për të inkurajuar kompanitë kineze që të shfrytëzojnë potencialet që ofron Shqipëria dhe veçanërisht Tirana. Ai nënvizoi se do të shqyrtohen të gjitha projektet e zhvillimit të parashtuara nga zoti Basha duke konsideruar mundësitë e finacimit të tyre. Një mundësi e mirë për të promovuar potencialet që ofron Shqipëria do të jetë edhe vizita që do të zhvillojnë në Shqipëri në muajin maj një grup prej 100 kompanish kineze.

“Ne e dimë se ju zoti Basha që në nisje të punës tuaj në Bashkinë e Tiranës i keni kushtuar  një rëndësi të veçantë përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Prandaj ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë ju në administrimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, pasi Pekini ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë dhe bashkëpunimi do të jetë mjaft i rëndësishëm”, tha zoti Çiu.   Zoti Liu Çi ka ftuar zotin Basha të marrë pjesë edhe në forumin botëror “Kultura motor i zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve” në të cilin do të marrin pjesë drejtues të qyteteve kryesore të botës, investitorë të mëdhenj dhe organizata ndërkombëtare. Kjo është një mundësi e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe kompanitë shqiptare që duan të investojnë në Kinë.  Në takim u nënvizua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit mes dy bashkive të binjakëzuara në vitin 2008. Zoti Liu Çi  i ka dhuruar sot 77 kompjutera Bashkisë së Tiranës. /Start/

                                                                                             2012-03-18 14:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›