E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion antikontrabandë, katër në pranga

Burime zyrtare konfirmuan se në pranga ranë Eduard Veizaj, 41-vjeç, me profesion inspektor dogane, Klevis Brahimaj, 19-vjeç, Artan Brahimaj, 23-vjeç, me profesion shofer kamioni si dhe Florjan Brahimaj, 24-vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ditën e djeshme kanë sjellë dhe kanë kaluar kontrabandë një sasi të konsiderueshme mallrash për të cilat paguhet akcizë. Kështu, ata kanë futur ilegalisht 96 shishe verë, 20 pako (1 Kg) kafe, 5 koli me nga 6 (gjashte) bidona si ato të ujit 1.5 L si dhe si dhe një sasi medikamentesh të ndryshme. Këto mallra fillimisht janë sjellë nëpërmjet pikës doganore portuale Vlorë të fshehura në një Kamion i markës Volvoi cili është kontrolluar nga inspektori i doganës Eduart Veizaj i cili nuk ka marrë masa për konstatimin e tyre.

Me tej mallrat janë nxjerrë nga Kamioni dhe janë transportuar me automjetin tip Mercedes-Benz me targa VL 0565 D të drejtuar nga shtetasit Klejvis Brahimaj dhe Florjan Brahimaj të cilët pas ndjekjes së bërë nga shërbimet e policisë janë kapuar në flagrancë në afërsi të banesës së tyre.

Gjithashtu nga kontrolli i kryer në banesën e këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar edhe një tjëtër sasi vere e konsiderueshme të markave të ndryshme ( Brunelo di Montalcino dhe  Barolo) të papajisura me pullën fiskale e cila dyshohet se është kontrabandë. Mallrat e kontrabanduara dhe mjetet e përdora për kontrabandimin e tyre janë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë te kundërligjshme  të këtyre shtetasve. /Start/

                                                                                             2012-03-18 12:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›