Korçë, 15 vjet burg për babain tutor dhe 4 pedofilët e moshuar
KORÇE - Gjykata e Korçës dënoi me burg babain tutor, që shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion, dhe të akuzuarit e tjerë të skandalit të pedofilisë.
Gjykata vendosi masën “15 vjet burg” për Pëllumb Mullain, babai i 2 vajzave të shfrytëzuara, dhe po nga 15 vjet burg secilit për klientët, Andrea Nameti, 69 vjeç dhe Skënder Korollarin. Ndërsa për klientët e moshuar, Nevruz Kollani, 82 vjeç dhe Ndoci Koçi, 86 vjec, vendosi nga 10 vjet burg për secilin.
E njëjta masë u kërkua nga Prokuroria pak ditë më parë.
Arrestimi
51-vjeçari Pëllumb Mullai u arrestua në muajin prill në kuadër të një operacioni policor të koduar Junior’.
Ai akuzohet se ka shfrytëzuar dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç për ushtrim prostitucioni.
Sipas policisë, babai i jepte vajzat tek klientë në moshë të madhe kundrejt një pagese. Shfrytëzimi, kishte nisur pas divorcit me gruan e tij. Në pranga ranë dhe 4 klientët që kryenin marrëdhënie seksuale me vajzat në mënyrë sistematike, kundrejt një shume prej 2000 lekësh.
51-vjeçari kishte nisur shfrytëzimin e minoreneve që në vitin 2004, kur vajzat kanë qenë përkatësisht në moshën 8 dhe 10 vjeç dhe ka vazhduar deri në 2006-ën.
(er.nu/BalkanWeb)