E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Norma bazë e interesit e pandryshuar 4.75%

TIRANE- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një konferencë përmbyllëse për vitin 2011-të deklaroi se norma bazë e interesit mbetet 4.75%, pra e pandryshurar.

Ky vendim sipas Fullanit është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Fullani ka deklaruar më tej se, është vënë re një rritje e lehtë e inflacionit, ndërsa shtoi se, në muajin nënor inflacioni shkoi në 2.9%.

Guvernatori theksoi se, konsumi dhe investimet private mbeten të ngadalta, ndërsa sektori i ndërtimit, sipas tij, vuan nga kërkesa e ulët.

Kreu i BSH-së u shpreh se trend rritës ka pësuar kërkesa për kredi nga bizneset. Ai ndër të tjera tha se “kushtet monetare janë të përshtatshme për zhvillimet ekonomike në vend.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Fullani për ekonominë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›