E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia: Rezolutë me BEnë këmbim të bisedimevepër statusin e Kosovës

BEOGRAD-Serbia do ta pranonte kushtin e Bashkimit Evropian për të shkruar një rezolutë së bashku dhe për ta paraqitur atë në Kombet e Bashkuara, në mbledhjen e muajit shtator, por ka edhe disa kushte që me sa duket do të jenë të pamundura për Brukselin.

Keshtu citon sot kosovarja "Koha Ditore" ku thekson se Serbisë i është ofruar të mendojë për këtë ofertë deri të enjten në mëngjes dhe afati i pranimit të propozimit skadon para shpalosjes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Por, Serbia ka kërkuar dy kushte për ta pranuar një gjë të tillë dhe burime të gazetës thonë se BE-ja nuk është e gatshme të përmbushë një gjë të tillë, megjithëse oferta ende vazhdon. “Serbia ka kërkuar që BE-ja të ndalojë procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe të pranojë që ta bindë Kosovën të negociojë lidhur me statusin e saj. E sigurt është që pjesa e parë nuk mund të kontrollohet dhe Serbia nuk është në gjendje të vendosë kushte”, ka thënë burimi i gazetës pranë institucioneve serbe.
Megjithatë, Serbia ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje më të përshtatshme. Serbia do ta hartojë një rezolutë. Serbia ka vetëm frikë se nuk do të arrijë ta sigurojë shumicën në konferencën e shtatorit.

Bozhidar Gjelic, zëvendëskryeministër dhe ministër për Integrime në Qeverinë serbe, ka konfirmuar se Serbia është duke punuar në këtë gjë, por nuk është thënë përmbajtja e saj. “Qëllimi ynë i vetëm është që të arrihet një kompromis, një marrëveshje që do të respektonte të drejtat e shqiptarëve, të serbëve që jetojnë atje dhe interesat e Serbisë si shtet”, ka thënë Gjeliq në një deklaratë për media. Edhe mediat serbe kanë shkruar kohë më parë për ofertën, por pa u bërë e ditur se cila është përgjigjja e Serbisë.

Po keshtu edhe gazeta beogradase “Blic”, ka shkruar se të premten e kaluar është dhënë oferta për shkrimin e rezolutës dhe se kjo “është oferta e fundit”.

Por, Serbia nuk ka pasur asnjë politikë lidhur me Kosovën deri tani përveç deklaratave publike të presidentit Boris Tadic dhe të ministrit Jeremic.

Ndërkohë krerët e institucioneve të Kosovës kanë përsëritur të martën se Prishtina zyrtare është e gatshme të bisedojë për çështje teknike me Beogradin, por asnjëherë për çështje të statusit, i cili, sipas tyre, është vulosur përgjithmonë me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›