E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengonte projektinpër zonën, hiqetshatërvani i vitit 1923

TIRANE- Zhvendoset nga lulishtja përpara Kuvendit shatërvani i ndërtuar në vitin 1923. Më datën 16 korrik fadromat e kanë hequr shatërvanin gjatë orëve të natës, por sot ai është parë tek Akademia e Shkencave. Heqja e tij duket se erdhi si shkak i një studimi të kontestuar për rikonstruksionin e rrugës para Kalasë së Tiranës.

Lejen për heqjen e tij e ka dhënë pikërisht Instituti i Monumenteve të Kulturës. Sipas drejtuesit të këtij institucioni shatërvani pengonte projektin për zonën dhe nuk kishte ndonjë vlerë arkitektonike dhe historike. Më datë 28 qershor shatërvani është hequr edhe nga lista e monumenteve, status që e kishte marrë në 2007-ën.

Objekti i cili i kishte rezistuar kohës dhe të gjitha ndryshimeve urbanistike që ka pësuar kryeqyteti ndër vite, tashmë është zhvendosur vetëm disa metra më tutje, tek Akademia e Shkencave.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›