E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, rikthehenethet hemoragjikenë spital 14-vjecari

KUKëS- Rikthehen ethet hemoragjike në Kukës. Dy javë pas rastit të fundit, një tjetër rast është paraqitur në spitalin e qytetit verior. Burime nga ky spital bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 14-vjecar nga Hasi i cili u paraqit dje me simptomat e etheve hemoragjike dhe pas analizave u konfirmuar se ishte prekur.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se gjendja e adoleshentit është stabilizuar, pasi sëmundja është kapur në kohë dhe vazhdon mjekimi i duhur. Gjithashtu mësohet se 14-vjecari është pickuar nga rriqna, insekti që shkakton infektimin me ethet hemoragjike.

Ky është rasti i 15-të i të prekurve nga e njëjta sëmundje, ndërkohë që mjekët paralajmërojnë banorët të tregojnë kujdes vecanërisht për të shmangur pickimin nga insekti.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›