E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, 4 të pranga për falsifikim dokumentesh

Gazeta Shqip

Katër persona janë arrestuar nga polica e Korçës, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh. Gjatë operacionit të koduar Porosia e fundit janë vënë në pranga shtetasit Kostaq Gjoka, Izajmir Duro, Jani Shabani, Thimi P., të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare, si pasaporta biometrike, pasaporta të huaja, leje për drejtimin e automjeteve dhe leje qarkullimi.

Burime të policisë bëjnë të ditur se të arrestuarit kërkonin rreth 500-1200 euro në këmbim të dokumenteve të falsifikuara. Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën vula institucionesh, pasaporta e patenta të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu po në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan edhe një pistoletë dhe një sasi tritoli.
3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, 4 të pranga për falsifikim dokumentesh burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›