Nis takimi që përcakton të ardhmen e ish-presidentit Topi në FRD
Tiranë- Ish-kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi, ka filluar pak minuta më parë mbledhjen me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike. Ish- presidenti u ftua nga grupi nismëtar i FRD-së, pas mbledhjes së këtij të fundit.
Ky ishte një takim i paralajmëruar edhe ditë më parë, madje edhe presidenti Topi e kishte pranuar se po pret ftesë për të zyrtarizuar angazhimin e tij në në Partinë Fryma e Re Demokratike.
Pritet që kjo mbledhje të vë pikën mbi i të aludimeve se Topi do të marrë kryesimin e kësaj partie, ashtu siç është përfolur në media. Ndërkohë pak ditë më parë vetë kryetari Oketa u shpreh se angazhimi i ish-kreut të qeverisë në FRD do të ishte një nder.
Nismëtarët e FRD-së janë: Gazmend Oketa politikan e deputet, Aleksandër Biberaj ish-deputet i PD-së, Ardian Tufina, ish-pjesëtar i lartë i forumeve drejtuese të Partisë Demokratike që në fillim të ndryshimeve pluraliste në Shqipëri, Andi Seferi drejtues i organizatës San Egidio në Shqipëri, Astrit Hoxha biznesmen i njohur, Alfred Cako përkthyes, Belma Muka biznesmene, Edlira Abazi pedagoge e juriste, Edlira Gjoni analiste, Edmond Dragoti psikolog dhe Stavri Ristani ish-zëvendësministër i Transporteve. Deri më tani këto janë emrat e zyrtarizuar në gjykatë.
/IDEA/