E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, Qarku i Beratit nis përgatitjet

Vetëm në qytetin e Beratit, Bashkia ka përcaktuar tre ambjente që do të përshtatem për zyra, por ato ende nuk janë gati. Në një prononcim prefekti i qarkut u shpreh se aktualisht jane në hapat e parë të këtij proçesi 

BERAT-Proçedura për paisjen e shtetasve me karta indentiteti ka vënë në lëvizje drejtuesit lokalë në Qarkun e Beratit. Ndonëse drejtuesve lokalë u ishin lënë prej muajësh detyra për marjen e masave në lidhje me gjetjen dhe përshtatjen e zyrave për nisjen e procedurave, jo të gjitha njësitë vendore janë gati për nisjen e punës. Vetëm në qytetin e Beratit, Bashkia ka përcaktuar tre ambjente që do të përshtatem për zyra, por ato ende nuk janë gati. Në një prononcim të median vetë prefekti i qarkut Thoma Rumniçi u shpreh, se aktualisht jane në hapat e parë të këtij proçesi. Drejtuesit vendorë kanë marë udhëzimet e para në një takim të bërë dje në këtë prefekturë për ecurinë e këtij proçesi dhe janë përcaktuar zyrat në të gjithë njësitë e vendore të kësaj prefekture.
Stafi i punonjësve që do të shërbejnë pranë zyrave të paisjes së qytetarëve me karta tashmë është përzgjedhur dhe është duke u trajnuar në Tiranë. Në përbërje të stafit do të jenë punonjës të gjendjes civile dhe punonjësit e specializuar për këtë proces. Për të shmangur radhat e gjata në nisje të këtij proçesi sipas prefektit puna do të nis me aplikime në grup.
(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›