Sarandë, spitali ndërpret operacionet. S'ka gjak
SARANDE- Një vajzë nga Saranda ka rrezikuar jetën pasi spitali nuk kishte gjak, ndërsa asnjë qytetar nuk i ishte përgjigjur apelit për të dhuruar gjak falas. Jeta e 22 vjecares, e cila kishte grupin e gjakut 0 negativ, ka shpëtuar pasi u dërgua me helikopter në Qëndrën Universitare në Tiranë.
Drejtori i Shëndetit Publik se Sarandës, Arben Vogli, thotë se banka e gjakut është bosh dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve.
"Drejtoria e Spitalit Sarandë doli me një thirrje publike, me një kërkesë për dhënie gjaku nga donatorë falas për efekt të këtij operacion. Edhe sot që po flasim banka e gjakut është pothuajse zero. Sensibilizimi i ipinionit ishte zero. Asnjë nuk u afrua pranë bankës së dhurimit të gjakut. I bëj thirrje të gjithë qytetarët që të afrohen pranë spitalit për të dhuruar gjak I cili do të jetë I nevojshëm për të shpëtuar jetë njerëzish nesër”- tha Vogli në një prononcim për NEWS24.
Sipas korrespondetit të NEWS 24, spitali i Sarandës prej dis ditësh nuk kryen ndërhyrje kirurgjikale për shkak të mungesës së gjakut .
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)