E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, 6-vjeçarja e sëmurë dergjet në shtrat, familja apelon për ndihmë

KORCE - Është vetëm 6 vjeçe por jeta po e sfidon çdo ditë me sëmundje të rënda, duke e dergjur në shtrat, me shpresën se e nesërmja do të jetë ndryshe.

Kjo është Suela Cita nga fshati Zvirinë i Korçës, e cila kur ishte vetëm 8 muajshe do të humbiste shikimin, për shkak të një temperature të lartë, ndërsa ka lindur me sëmundjen e epilepsisë.

Vogëlushja edhe pse 6 vjeçe është ngritur në këmbë vetëm pak muaj më parë, por tashmë ka braktisur edhe bankat e shkollës, për shkak të krizave të herë pas hershme të shoqëruara me gjendje të fikti.

Nëna e vogëlushes tregon se mjekët i kanë rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në kokë dhe sy, por shpenzimet janë të papërballueshme për ta.

“Sytë i dhembin, koka i dhëmb, bie, nuk qëndron dot në këmbë, ka dhimbje të tmerrshme. Doktori më ka thënë që duhet ta çosh në Tiranë ta operosh. Nuk e përballojmë dot.”- shprehet nëna e vajzës.

Familja jeton në kushtet e një varfërie ekstreme, ndërsa të vetmet të ardhura për 5 anëtarët janë 9 mijë lekë të reja që merren nga kempi i vogëlushes. 

Për t’i ardhur në ndihmë vogëlushes mund të kontaktoni me familjarët në numrin e telefonit: 0683289297, ose në llogarinë bankare me numër: 0000347360.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Korçë, 6-vjeçarja e sëmurë dergjet në shtrat, familja apelon për ndihmë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›