E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pret damarët pas sherrit në shtëpi

Berat

Grindjet në familje dyshohet se janë bërë shkak që një 35-vjeçare nga Berati të tentojë t’i japë fund jetës duke prerë damarët, por ka shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve. Burime pranë Repartit të Kirurgjisë në spitalin e Beratit bëjnë me dije se pasditen e së enjtes ka mbërritur pranë këtij reparti për ndihmë mjekësore 35-vjeçarja M.B., banore e lagjes “Donika Kastrioti”. Gruaja kishte prerë damarët e duarve për t’i dhënë fund jetës. Familjarët deklaruan se e kishin gjetur gruan në dhomën e gjumit me damarë të prerë dhe menjëherë e kanë dërguar drejt spitalit. 35-vjeçarja ka marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ekspertët e policisë që nisën hetimet për të mësuar motivet që e shtynë gruan drejt këtij akti, bëjnë me dije se shkak është bërë një grindje në familje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›