E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kthen në shtëpi të arratisurën

Elbasan

Ishte shpallur në kërkim nga policia, gjendet dhe kthehet në banesë një 17-vjeçare nga fshati Shushicë e Rrethit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se rreth orës 11:30 të së enjtes u bë e mundur gjetja e 17-vjeçares Y.Balla, lindur dhe banuese në fshatin Shushicë, e shpallur në kërkim nga ana e policisë më datë 30 qershor, për largim nga banesa. Burimi në fjalë konfirmon se, pasi u kryen veprimet procedurale, 17-vjeçarja iu dorëzua familjarëve të saj. Ndërkohë, mësohet se vajza ishte larguar për në fshatin Hajdaran, rreth 10 kilometra larg fshatit ku banonte, me pretendimin se do të fejohej me një 20-vjeçar. Burime të afërta me familjen e saj shpjegojnë se vajza nuk e kishte njoftuar familjen për largimin, me frikën se nuk do ta pranonin këtë lidhje. Sidoqoftë, adoleshentja mësohet t’u ketë pohuar prindërve se djali që donte do t’u paraqitej për ta kërkuar në familje të dielën e kësaj jave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›