E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me armë dhe maska, dy në pranga

Vlorë

Kapen me armë dhe maska, prangosen dy. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se Viktor Nuredini 39 vjeç dhe Lodjan Zykaj, 30 vjeç, janë vënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut. Dy personat janë kapur me dy armë kallashnikov, një sasi fishekësh, maska, dorashka e sende të tjera, të cilat dyshohen se do t’i ndihmonin ata në një grabitje. Operacioni ka nisur pas një informacioni të marrë në rrugë operative që ka pasur policia e Vlorës. Prej disa ditësh ata janë mbajtur nën vëzhgim, deri sa janë prangosur në orët e mbrëmjes së të enjtes në rrugicat pranë Kishës Ortodokse.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›