E Martë, 3 Nëntor 2026

Korçë-AKU kontrolle pranë shkollave, subjektet në sitë për të rritur sigurinë e konsumatorit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në subjekte të ndryshme të Qarkut Korçë për të garantuar sigurinë ushqimore.

Drejtori i AKU Korçë, Endri Pikuli bën me dije se kontrollet kanë pasur kryesisht në fokus ato subjekte që ushtrojnë aktivitetin në afërsi të institucioneve arsimore dhe nuk janë hasur raste shkeljeje deri më tani.

“Gjatë 2 muajve të fundit AKU është përqëndruar tek subjektet në afërsi të instritucioneve arsimore. Pranë këttre subjekteve nuk janë ndeshur shkelje flagrante të problemeve të ushqimeve por janë lënë në porosi këshilla për sistëmimin e dokumentacionit”, tha Pikuli.

Kontrolle të tjera janë ushtruar në bizneset e tregtimit të mishit ku është marrë e një masë administrative me gjobë

Pikuli shton më tej se kontrollet ushtrohen në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që bizneset të operojnë konform ligjeve në fuqi si edhe për të siguruar konsumatorin mbi produktet që konsumojnë.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›