Tenis, Xhokoviç triumfon ndaj Nadal në US Open
NJU JORK-Novak Xhokoviç është konfirmuar raketa numër 1 në botë, duke triumfuar 3-1 me sete në finalen e US Open ndaj spanjollit Rafael Nadal. Tenisti serb ka bërë një ndeshje thuajse perfekte, duke mundur një rival tepër të fortë, në shifrat 6-2, 6-4, 6-7 dhe 6-1.
Edhe këtë herë, taktika e zgjedhur mirë dhe precizioni në goditje, i kanë dhuruar suksesin Xhokoviç. Për serbin është fitorja e parë në Grand Slemin Amerikan, ku ai kishte humbur dy finale. “Më duket si jo reale, është një ndjenjë e pabesueshme”, tha Xhokoviç pas ndeshjes. Sa i përket Nadal, ai ka qenë i pafuqishëm përballë lojës së mirë të kundërshtarit edhe pse në Artur Ash Stadium frynte pak erë.
Loja ka dhuruar emocione të shumta, duke entuziazmuar shpesh edhe tifozët e pranishëm në stadium.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)