E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthimi i makines policia zbardh detajet

Policia e kryeqytetit sqaroi detajet e shperthimit te djeshem ne afersi te Gardes se Republikes.Ne njoftimin e posacem per shtyp behet me dije se eshte tentuar te vritet shtetasi Altin Bega ish punonjes policie dhe jo biznesmeni i ndertimeve i cili ishte dhe pronari i automjetit.

Fuoristrada e tipit “Audi Q7” eshte ne pronesi te shtetasit Genti Sauku, i cili pasi ka dale nga automjeti eshte larguar qetesisht drejt rruges Deshmoret e 4 Shkurtit. Menjehere pas kesaj ka ndodhur dhe shperthimi ku i demtuar mbeti vetem  Altin Bega, 38 vjeç, shoferi i biznesmenit, një ish-polic i komisariatit të Kamzës, i cili ndodhej disa metra larg vendit të ngjarjes.

Keto kane qene dhe detajet ne te cilen grupi hetimor arriti ne konkluzionin se pista e konflikteve te pronesise do te perjashtohej per te mbetur tek tentativa per vrasjen e shoferit te biznesmenit, kjo dhe per vete menyren dhe momentin ne te cilen shpertheu automjeti.lënda plasëse ishte vendosur poshtë shasisë së veturës në pjesën e shoferit,kjo  per te bere te mundur vetem demtimin e tij.Krahas kesaj sipas hetuesve mendohet se aktivizimi i lëndës plasëse të jetë kryer nëpërmjet  celularit pasi shperthimi ka ndodhur fill pas largimit te biznesmenit.

Sakaq Polica mesohet se ka nisur dhe nje rivleresim hetimit per lendet plasese ne distance, ku vetem nje muaj me pare ne kryeqytet u zbulua nje punishte ku prodhoheshin mina me telekomande.

Jul Kasapi Azhornuar së fundi ( e martë , 29 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›