Korce/ Fuste mallra kontrabande per dyqanin, ne akuze tregtari
Fuste mallra ushqimore kontrabande per dyqanin ne pronesi te tij, nen akuze tregtari. Policia e Korces beri dje me dije se nisi hetimet ne gjendje te lire per "tregtim dhe transport te mallrave kontrabande", ne ngarkim te Erion Pane 32 vjec, banues ne fshatin Vreshtas. Gjate kontrollit te ushtruar ne furgonin e tij me targe KO4827B, u gjeten nje sasi mallrash ushqimore, te cilat dyshohen se jane kontrabande. Pas marrjes ne pyetje te te dyshuarit tregtar, eshte zbuluar se malli ishte destinuar per dyqanin e tij ushqimor ne fshat. Materialet i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.