E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi helm dhe vdes e moshuara, mister motivet e veteflijimit

Durres- Nje 67-vjecare nga Durresi eshte flijuar ne rrethana misterioze mbremjen e se henes, kurse policia nisi hetimet per te zbardhur shkaqet e tragjedise. Ngjarja ka ndodhur ne Manez, kur familjaret gjeten ne situate kritike per jeten kryefamiljaren B. S., e cila u dergua me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Mjeket jane perpjekur ta trajtojne me terapi intensive te moshuaren, por pas kater oresh ajo ka nderruar jete, per shkak se helmi ka qene i forte. Per ngjarjen Policia e Durresit ngriti nje grup hetimor per te verifikuar deshmite e familjareve, rrethanat dhe provat ne vendngjarje. "Nga kryerja e veprimeve te para hetimore, rezulton se kemi te bejme me nje vetehelmim", thane burime zyrtare per "KJ". Helmi i perdorur mendohet te kete qene fostoksine, kurse motivet mbeten ende misterioze. Sipas deshmive te familjareve, e ndjera nuk vuante nga ndonje semundje apo nga depresioni dhe ata jane habitur nga akti fatal i ndermarre. Policia heton ne pisten e ndonje grindje te mundshme ne familje dhe ne nje ngjarje aksidentale, ku e ndjera mund te kete ngaterruar helmin me ndonje medikament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›