E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce I ftohti dhe skamja i marrin jeten foshnjes 4-muajshe

Nje foshnje 4-muajshe nga qyteti i Korces ka mberritur e vdekur ne ambientet e spitalit. Burime zyrtare nga policia e ketij qyteti thane se ne pavijonin e Pediatrise ne Spitalin Civil te Korces diten e djeshme eshte derguar nga familjaret e vdekur foshnja me iniciale M. Sh. 4-muajshe e seksit femer banuese ne fshatin Zvezde. Prinderit e vogelushes deklaruan se ajo nuk ishte ndier mire pasi kishte qene e shtruar edhe me pare ne spital me nje ftohje te rende. Pasi e kishin nxjerre nga spitali foshnja vetem 4-muajshe nuk ka mundur ta mposhte dot te ftohtin e hidhur te diteve te fundit dhe kushtet e veshtira te baneses ku ishte strehuar bashke me prinderit. Vogelushja eshte perkeqesuar serish dhe prinderit e kane cuar serish ne spital ku edhe ka gjetur vdekjen. Nga hetimet e policise si dhe nga te dhenat e bluzave te bardha rezultoi se ne trupin e foshnjes nuk u gjeten shenja dhune. Vete prinderit e foshnjes pohojne se nuk mundnin dot te siguronin ngrohje ne shtepi per shkak te varferise. E ema tregon se jeton ne nje dhome dhe se bashkeshorti eshte pa pune.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›