E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maredhenia jashtemartesore i kushton jeten emigrantit

34-vjecari Fatbardh Hysi u gjet i vrare ne nje banese te braktisur ne qytetin e Durresit mbremjen e se shtunes

Nje lidhje jashtemartesore duket se ka qene shkaku i vrasjes se 34-vjecarit nga Durresi mbremjen e se shtunes. Disa ore pasi eshte gjetur i vrare nje emigrant i sapokthyer nga Greqia policia ka bere te ditur nje nga pistat. Sipas policise se Durresit nje nga pistat ku jane perqendruar hetimet per vrasjen e 34-vjecarit Fatbardh Hysi mbremjen e se shtunes eshte ajo e konfliktit familjar. Burime nga policia bejne te ditur se 34-vjecari kishte pasur nje grindje familjare sapo ishte kthyer nga Greqia e me pas ishte larguar nga shtepia. Dyshohet se shkak i grindjes ka qene nje lidhje jashtemartesore e viktimes. Policia eshte duke marre ne pyetje te gjithe te afermit e 34-vjecarit per te zbuluar me shume detaje per ngjarjen. Nga ekspertiza e kryer ne trupin e viktimes ka rezultuar se ai eshte goditur me thike ne shpatull plage e cila ka qene vdekjeprurese ndersa jane zbuluar edhe goditje te shumta me mjete te forta ne pjese te ndryshme te trupit.

Ngjarja
Fatbardh Hysi u gjet i vrare te shtunen ne mbremje ne nje barake ne unazen e Shkozetit. Ai kishte pak dite qe ishte kthyer ne Shqiperi per festat e fundvitit. 34-vjecari te premten ka bere nje sherr ne familje per arsye xhelozie si shkak i nje lidhjeje jashtemartesore dhe menjehere pas grindjeve ai eshte larguar nga shtepia. Pasi kane kaluar ore te tera dhe 34-vjecari nuk eshte kthyer ne shtepi familjaret kane bere denoncimin per zhdukjen e tij ne polici. Pas kerkimeve ne cdo qoshe te qytetit bregdetar ai u gjet i vrare ne nje barake te vjeter ne nje lagje te Shkozetit. Vete familjaret e 34-vjecarit identifikuan kufomen e gjetur ne lagjen 14 ne Shkozet. Sipas ekspertizes para vrasjes ndaj emigrantit eshte ushtruar edhe dhune gje qe e deshmojne shenjat e gjetura ne trupin e tij. Gjate marrjes ne pyetje te afermit e viktimes kane deshmuar per hetuesit e ceshtjes lidhur me jeten dhe aktivitetin e 34-vjecarit.
Sipas familjareve vetem kater ore pas ardhjes se tij ne Shqiperi 34-vjecari ka marre nje telefonate qe sipas te afermve e ka shqetesuar. Menjehere pas ngjarjes policia ka nisur punen per zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit ndersa vendi ne te cilen ka ndodhur ngjarja eshte bllokuar me qellim mbledhjen e te gjitha provave te mundshme materiale.
Informacione zyrtare nga policia e Durresit sqarojne se ne vendin e ngjarjes jane mbledhur prova te shumta materiale te cilat jane derguar ne laboratorin e Policise Shkencore te Durresit me qellim gjetjen e gjurmeve te gishterinjve ne to dhe krahasimin e te dhenave te nxjerra me personat skeduar nga policia si te dyshuar te ngjarjes.
Ekspertet e kriminalistikes thane se plaga ne kurriz eshte shkaktuar vetem nga nje goditje me arme te ftohte e cila mendohet te jete thike goditje kjo qe ka qene vdekjeprurese per 34-vjecarin ndersa vrasja e tij mendohet te jete kryer rreth 48 ore para gjetjes se tij. Nga hetimet e deritanishme ne vendngjarjes mendohet qe ne vrasjen e 34-vjecarit kane marre pjese me shume se dy persona dhe se vendi i ekzekutimit eshte pikerisht banesa ku eshte gjetur trupi i pajete. Fatbardh Hysi ishte babai i dy femijeve dhe jetonte ne Greqi. Ai ishte kthyer ne Shqiperi mengjesin e dates 22 dhjetor dite ne te cilen eshte ekzekutuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›