Korce Perdhunuan te mituren pranga dy te rinjve
Dy djem nga qyteti i Korces perfunduan ne prangat e policise nen akuzen se kane perdhunuar nje te mitur. Burime zyrtare nga policia e ketij qyteti thane se ndalimi i tyre erdhi pas denoncimit te nje vajze 13-vjecare me iniciale F. L. banuese ne Korce e cila sqaroi se ishte larguar nje nate me pare nga banesa me shtetasin Kostandin Kreka me te cilin kishte nje lidhje dashurie por kishte rene pre e dhunes seksuale. Ne vijim nga ana e uniformave blu u ndalua 18-vjecari Kostandin Kreka me te cilin vajza ishte arratisur nen akuzen se ka konsumuar vepren penale Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur. Krahas tij u nisen hetimet per vepren penale Marredhenie seksuale me dhune me te mitura ndaj 24-vjecarit Julian Troka i cili ne nje periudhe prej dy vitesh ka kryer disa here marredhenie seksuale me dhune me 13-vjecaren.