E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, abuzimi me karburantet, gjobiten 4 subjekte

Kontrollet e ushtruara nga shërbimi i metrologjisë në rajonin e Korçës kanë verifikuar shkelje të shumta në tregtinë e karburanteve. Nga ana e këtij shërbimi janë kontrolluar 74 subjekte të tregtimit 

KORÇË - Abuzimet e konstatuara në shitjen e karburanteve kanë çuar në gjobitjen e katër subjekteve që i tregtojnë ato si dhe në largimin nga detyra të një punonjësi të metrologjisë, i cili ka toleruar shkeljet në pikat e tregtimit të karburanteve në Pogradec. Kontrollet e ushtruara nga shërbimi i metrologjisë në rajonin e Korçës kanë verifikuar shkelje të shumta në tregtinë e karburanteve. Nga ana e këtij shërbimi janë kontrolluar 74 subjekte të tregtimit me pakicë dhe shumicë të karburanteve në rajonin e Korçës, por më problematike gjendja është konstatuar në rrethin e Pogradecit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›